|
MjeteNë gjuhë të tjera
|
InformatikaInformatika është shkenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë. Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë. "Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter, ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse". [1]. Informatika është shkencë:
Detyra e informatikës qëndron kështu në përpunimin e të dhënave në lidhje me një problem praktik, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose trajtimin e vetë problemit. Mjeti themelor teknologjik në të cilin bazohet informatika është Përpunuesi Elektronik. Çdo kompjuter, nga më i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente themelore: harduere dhe softuere. (hard = i fortë, i rëndë; soft = i butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin harduere tregohet çdo pajisje fizike, pjesë e kompjuterit si për shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njësite hyrëse dhe dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin softuere tregohen programet që përdoren në kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe që nëpërmjet informacioneve të ruajtura nga hardueri, prodhojnë rezultatet e kërkuara nga përdoruesi.
[redaktoni] HarduerMë parë përcaktonte termi hardware në anglisht copa metali, me të cilat forcoheshin prodhime druri, me qëllim për të rritur cilësine(forcën, përdorimin e jetëgjatësinë) e tyre. Sot përdoret harduer ndër të tjera për pajisje përbërëse në një Sistem Kompjuterik (Njehsor). Këtu hyjnë të gjithë grupet ndërtuese (procesori, kujtesa kompjuterike, etj.) dhe aparatet rrethuese. Më thjeshtë në harduer hyn çdo gjë që mund të preket. Përkundrazi përcaktohen si softuere programet e të dhënat (që nuk mund të preken).
[redaktoni] Arkitektura kompjuterike[redaktoni] Gjuhët e programimitGjuha e Programimit është një gjuhë artificiale e cila mund të përdoret për të kontrolluar sjelljen e një makine, në veçanti të një kompjuteri. Gjuhët e programimit, ashtu si gjuhët njerëzore, përkufizohen nëpërmjet përdorimit të rregullave sintaksore dhe semantike, për të përcaktuar strukturën dhe kuptimin e secilës prej tyre. Gjuhët e programimit janë një lloj, menyrë komunikimi midis programuesit dhe procesorit. Programuesit shkruajnë në një gjuhë të caktuar (Cobol, Fortran, C, C++, Java etj) një sekuence procedurash të cilat mund të përkthehen në veprime aritmetike të ekzekutueshme nga procesori. JAVA
public static void main(String[]args)
{
int a=4;
int b=7;
int c=a+b;
System.out.println(c);
}
#fff3f2e <iostream>
int main(int argc, char* argv[])
{
int a=4;
int b=7;
int c=a+b;
std::cout << c;
return 0;
}
C
#fff3f2e <stdio.h>
int main(int argc, char* argv[])
{
int a=4;
int b=7;
int c=a+b;
printg("%d", c);
return 0;
}
C# using System; class Alfa {
public static int Main(String[] args)
{
int a;
int b;
int c=a+b;
Console.WriteLine(c);
return 0;
}
} Fortran77
PROGRAM HELLO
PRINT*, 'Tungjatjeta Bote!'
END
[redaktoni] Llojet e programeveProgramet ndahen në disa grupe, sipas rëndësisë e funksionit:
[redaktoni] Softuere zbatimorPërdoret zakonisht nga shfrytëzuesitë për qellime te ndryshme, softueri përdorues është i mundur qe te punoje, nëse softueri sistemor është i pranishëm. Softueri sistemor është ndërmjetës ne mes softuer, Apl dhe pc. Gjuhë programimi është gjuhë e cila përmban nje bashkësi të rregullave me anë të cilave i urdhërojme kompjuterat të bejne diçka ose i japim udhëzime. Gjuha programore është në nivel më të lartë se gjuha maqinerike e cila përbëhet prej bit-ave(binary digits), 1 dhe 0 dhe të cilën në fakt e "kupton" procesori i kompjuterit dhe me anë të cilës në kohët e hershme te informatikës janë zbatuar programet e para. Mirëpo, pasiqë gjuha makinerike është e vështirë për tu kuptuar dhe zbatuar, dhe është e vështirë që urdhrat(udhëzimet) të mbahen mend (çdo udhëzim duhet të shënohet me anë te numrave 1 dhe 0), vjen deri te krijimi i gjuhëve programore të cilat në fakt janë përkthim i urdhrave me bit-a (1 dhe 0) në një gjuhë që mundet të mbahet në mend leht dhe me anë të së cilës mund të programohet. Gjuhët programore zakonisht përmbajnë shprehje në gjuhën angleze. Për shembull: if (a>2) then a=3; ku if dhe then janë fjalë që prej gjuhës angleze përkthehen kështu: nëse (a>2) atëher a=3; Pra këtu, fjalën if njësia procesuese(procesori) e kompjuterit automatikisht e "përkthen" ne BIT-a (ang. binary digits = numra binarë). P.sh. 101010101000 Ky "përkthim" bëhet me anë të një pjese të gjuhës programore që poashtu është softuer(program) që quhet përpilues(ang. compiler-përpilues, përpunues). Përpiluesi pra, bën "përkthimin" e shprehjeve siç janë if-then në BIT-a (101010101) të cilat i kupton kompjuteri. Sot, janë një numër i konsiderueshëm i gjuhëve programore. Ndër gjuhët më të njohura janë: C, C++, Java, Pascal, Delphi etj... [redaktoni] Baza e të dhënaveBazat e të dhënave informatike janë programe të cilat shërbejnë për të mbajtur, ruajtur dhe përdorur lehtësisht të dhëna dhe dokumente të ndryshme. Bazat e të dhënave janë të ndërtuara në formën e një matrice ku kolonat përmbajnë tipin elementeve përbërëse të informacionit kurse rreshtat përmbajnë vetë informacionet. Për shembull: Nr | Emri | Mbiemri | Mosha | Vendlindja 1. | Agron | Bardhi | 27 | Shkodër 2. | Ilir | Bardhi | 32 | Tiranë etj. Për të futur dhe këshilluar të dhënat, bazat e të dhënave përdorin një gjuhë që quhet SQL. Bazat e të dhënave janë të shumta, mund të përmendim këtu Mysql, Oracle, Pgsql etj. [redaktoni] Zbatimi kompjuterik ne komunikim[redaktoni] Rjetet kompjuterikeNje rrjet kompjuterik(Network) eshte nje grup prej dy ose me teper kompjutereve te lidhur ndermjet vete,ashtu qe ato te komunikojne mes veti. Ekzistojne dy lloje kryesore,te rrjeteve kompjuterike:
Rrjetet lokale(LAN),jane rrjete qe prbehen prej dy,ose me teper kompjuteresh te lidhur ndermjet vete dhe qe gjenden ne nje ndertese. Kur dy ose me teper rrjete te tilla lidhen ndermjet vete,me linja shume me te shpejta,si linja telefonike,satelitore etj.,athere fitohet rrjeti global(WAN).Keto rrjete zakonisht perdoren per komunikime ne largesi me te medha,prandaj çdo shfrytezues i lidhur ne kete rrjet duhet ne kompjuterin e tij,te kete pajisjen perms se ciles behet lidhja ne rrjet dhe programin per shfletimin e permbajtjes se rrjetit [2]. [redaktoni] Historia e informatikës[redaktoni] StandardeDisa standarde të aplikuara nga sisteme informatike që kanë të bëjnë me lokalizimin për Shqipërinë. Përshkrimi përfshinë kompanitë Oracle, Microsoft, SUN Microsystems dhe IBM Produktet si me Poshte:
Emri/Anglisht Oracle Microsoft Java ICU/CLDR (IBM) ------------- ------------- ------------- ------------- ------------- Kodi ISO SQ SQ SQ SQ Sun Die Die Die Die Mon Hën Hën Hën Hën Tue Mar Mar Mar Mar Wed Mër Mër Mër Mër Thu Enj Enj Enj Enj Fri Pre Pre Pre Pre Sat Sht Sht Sht Sht Sunday e diel e diel e diel e diel Monday e hënë e hënë e hënë e hënë Tuesday e martë e martë e martë e martë Wednesday e mërkurë e mërkurë e mërkurë e mërkurë Thursday e enjte e enjte e enjte e enjte Friday e premte e premte e premte e premte Saturday e shtunë e shtunë e shtunë e shtunë Jan Jan Jan Jan Jan Feb Shk Shk Shk Shk Mar Mar Mar Mar Mar Apr Pri Pri Pri Pri May Maj Maj Maj Maj Jun Qer Qer Qer Qer Jul Kor Kor Kor Kor Aug Gsh Gsh Gsh Gsh Sep Sht Sht Sht Sht Oct Tet Tet Tet Tet Nov Nën Nën Nën Nën Dec Dhj Dhj Dhj Dhj January janar janar janar janar February shkurt shkurt shkurt shkurt March mars mars mars mars April prill prill prill prill May maj maj maj maj June qershor qershor qershor qershor July korrik korrik korrik korrik August gusht gusht gusht gusht September shtator shtator shtator shtator October tetor tetor tetor tetor November nëntor nëntor nëntor nëntor December dhjetor dhjetor dhjetor dhjetor AM PD PD PD PD PM MD MD MD MD AD n.e.r - n.e.r. n.e.r. BC p.e.r - p.e.r. p.e.r.
Emri Oracle Microsoft Java ICU/CLDR (IBM)
------------- ------------- ------------- ------------- -------------
Ndarësi Dhjetor , , , ,
Ndarësi i Grupit . . . .
Ndarësi Dhjetor i Grupit , , , ,
Ndarësi Monetar i Grupit . . . .
Simboli Ndërkomb. i Monedhës ALL ALL ALL ALL
Simboli i Monedhës Lek Lek Lek Lek
Gjuha ALBANIAN ALBANIAN ALBANIAN ALBANIAN
Shkurtimi ISO AL AL AL AL
Ndarësi i Listës , N/A N/A N/A
Formati i Numrit Pozitiv 123.456.789,50 123.456.789,50 123.456.789,5 123.456.789,5
Formati i Numrit Negativ -123.456.789,50 -123.456.789,50 -123.456.789,5 -123.456.789,5
Formati Pozitiv i Monedhës 123.456.789,50Lek 123.456.789,50Lek Lek123.456.789,50 Lek123.456.789,50
Formati Pozitiv i Monedhës -123.456.789,50Lek -123.456.789,50Lek -Lek123.456.789,50 -Lek123.456.789,50
Dita e Parë e Javës e hënë N/A e hënë e hënë
Formati i Datës(Gjatë) e mërkurë, 27 prill 2005 2005-04-27 2005-04-27 e mërkurë, 27 prill 2005
Formati i Datës(Shkurt) 27-04-2005 2005-04-27 2005-04-27 2005-04-27
Formati i Orës 1:09:20 PD 1:09:20.PD 1:09:20.PD 1:09:20.PD
4:09:20 MD 4:09:20.MD 4:09:20.MD 4:09:20.MD
Zona Kohore Lokale Europe/Tiranë N/A N/A N/A
[redaktoni] Thënie
[redaktoni] Referencat
[redaktoni] Shiko edhe këtë
[redaktoni] Lidhjet me internetin
|
|||||||||