|
MjeteNë gjuhë të tjera
|
BotaBota (greq. κόσμος - Kosmos, lat. mundus) është një emërtim që lidhet me historinë dhe rrok në përkufizimin e gjerë gjithçka që njohim. Bota përmendet kryesisht për planetin Tokë. Në kundërshtim me emërtimin e saktë përkufizues të Tokës (greq. Γη - Gí ose Γαία - Gea), që përmbledh botën dhe tërësinë e asaj që është e kapshme nga shqisat. Fjala botë përdoret në gjuhën ndërkombëtare si një ndërthurje e çështjeve thelbësore të shoqërisë botërore apo bashkësisë botërore.
[redaktoni] HistoriaBota ku jeton njeriu, pra toka merret të jet rrreth 4.55 miliard vite e vjetër. Njeriu si krijesë ose si element evolutiv (dy mënyrat si vet njerëzit e shohin njeriun) ka qasje të ndryshme mbi historinë e hershme të botës, për vetë fillimin e ekzistimit të sajë.
Më pas pas krijimit të botës zhvillimi i cështjeve në të dhe zhvillimi i njeriut paramendohet të ket kaluar në këto kohëra: [redaktoni] GjeografiaToka në përgjithësi ka një hapësirë gjeografike prej 510.072 milion sq km nga të cilat një hapësirë prej 148.94 milion sq km e ka tokë (dhe, rërë) ndërsa 361.132 milion sq km ujë me një vi bregdetare 356,000 km, pra 70.8% e botës është ujë kurse 29.2% është tokë. Reliefi i tokës nuk është i rrafshtë por varion strukturalisht nga hapësirat tokësore dhe ujore kështu që kemi pikën më të lartë të tokës që është Mont Everes më 8.850 m lartësi mbidetare dhe pikën më të ultë që është Deti i Vdekut me -411m nga lartësia mbidetare, kurse thellësia më e madhe oqeanike është Mariana Trench me thellësi -10.924 nga lartësia mbidetare që gjendet në Oqeanin Pacifik. Nga e gjithë hapësira tokësore tokë e shfrytëzuar për prodhim është rreth 10.73% nga e gjithë hapëisira tokësore e Tokës (duke mos përfshirë hapësirën ujore në llogaritje). [redaktoni] KlimaToka është e përshkruar nga dy hapësira të mëdha polare që përshkuhen nga dy zona klimatike nga shiriti i gjërë ekuadtorial i klimës tropikale gjer tek klima subtropikale. [redaktoni] EkonomiaNë vitin 2005 kishte ngritje globale të autputit prej 4.4%, udhëhequr nga Kina që kishte ngritje të vet prej 9.3%, India 7.6%, dhe Rusia 5.9%. Rezultatet e rritjes në shtetet e zhvilluara udhëhiqeshin nga SHBA-të më 3.5% dhe e fundit ishte Italia pa rritje.
[redaktoni] PolitikaE gjith bota është e përbërë nga 194 shtete sovrane, 61 vende të varura dhe 6 teritore të pushtuara. E tërë politika dotërore është e organizuar në tre blloqe: blloku politik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, blloku politik i Bashkimi Evropian dhe blloku politik i Lindjes. [redaktoni] DemografiaSipas të dhënave në korrik të vitit 2006 bota ka 6,525,170,264 banorë dhe përfshihet nga një rritje globale prej 1.14% ku shkalla e lindjes është 20.05 lindje/1,000 banorë dhe 8.67 vdekje/1,000 banorë. Nga e gjith kjo popullsi raporti është 1.06 meshkuj/femra. Vdekja e foshnjeve të posa lindura ka një raport 48.87 vdekje/1,000 lindje të gjalla. Jetë gjatësia e njerëzve marrë në përgjithësi është rreth 64.77 vite kurse ndarë në gjini meshkujt jetojnë rreth 63.16 vite kurse femrat 66.47 vite. Shkalla e përgjithëshme e pjellshmërisë është 2.59 fëmijë nga 1 grua. Njerëzit në botë janë të aftë për shkrim lexim rreth 82% (marrë mosha mbi 15 vjeçare si element për këtë llogaritje statistikore) nga të cilët 87% meshkuj dhe 77% femra. Rreth 2/3 nga i gjith numri prej 785 milionëve analfabetë gjenden vetëm në 8 vende si: India, Kina, Bangladeshi, Pakistani, Nigeria, Etiopia, Indonezia dhe Egjipti. Nga i gjith numri i analfabetëve të botës 2/3 janë të gjinisë femërore (sipas v.2005). [redaktoni] Gjuhët[redaktoni] Kultura[redaktoni] Shiko edhe[redaktoni] Lidhje të jashtme |